[caption id="attachment_6859" align="alignnone" width="620"]
Kjo bukuri në lumin Seta rrezikon të shkatërrohet me ndërtimin e hecit SETA 4. Foto: Geri Emiri[/caption]
Për ekspertin e mejdisit dhe njohësin e çështjeve që lidhen me ndërtimin e HEC-eve, Xhemal Mato, Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis për shumicën e HEC-eve është i mangët dhe nuk arrin të kryejë funksionin e tij, për ndalimin e projekteve që dëmtojnë mjedisin. Por po ashtu problem përbën edhe injorimi i mendimit të komunitetit.
“Ne kemi monitoruar disa nga dokumentet që gjasme kanë bërë informimin publik dhe disa nuk e kanë fare, ndërsa të tjera e kanë fallco, domethënë vendosin emra aty që nuk ekzistojnë”, tha më tej Mato për Citizens Channel.
Banorët e fshatit Çidhën dhe avokati i tyre pretendojnë se janë falsifikuar firmat e personave që kanë marrë pjesë në dëgjesën publike. Edhe banorët e fshatit Valikardhë, kanë protestuar për ndalimin e ndërtimit të HEC-it në “Liqenin e Zi”, por protesta e cila u kthye në të rrëmujshme për shkak të pjesëmarrjes së fëmijëve, solli ndjekjen penale nga prokuroria të disa të moshuarve të fshatit.
Një prej të banorëve që u proceduan penalisht u shpreh për Citizens Channel se ka shkuar rreth 15 herë në Gjykatën e Peshkopisë për këtë çështje dhe se është lodhur shumë nga ana mendore dhe financiare, ndërkohë që nuk janë paraqitur prova për fajësinë e tij.
HEC-i i Liqenit të Zi është mbështetur nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe sipas studimit të publikuar në dhjetor të vitit 2017, nga rrjeti CEE Bankwatch, nga ndërtimi i këtij HEC-i janë duke u shkatërruar ekosistemet natyrore që lidhen me Liqenin e Zi dhe Majën e Gjatë, shpallur Monument Natyre.
Kjo bukuri në lumin Seta rrezikon të shkatërrohet me ndërtimin e hecit SETA 4. Foto: Geri Emiri[/caption]
“Kemi shkleje të ligjit për Zonat e Mbrojtura. Kemi shkelje të Ligjit për Menaxhimin e Integruar të Burimeve Natyrore dhe Ligjit të Mjedisit…Po ashtu është shkelur ligji për Trashëgiminë Kulturore…Ndërsa në dhënien e lejes mjedisore, është vepruar në kundërshtim me ligjin”, deklaroi për Citizens Channel, avokati Përparim Noka.
Edhe për banorët e fshatit Çidhën, ndërtimi i 4 HEC-eve po sjell shkatërrimin e biodiversitetit, pasi në ujërat e lumit Seta jetojnë një sërë gjallesash, ku më i rëndësishmi është peshku troftë, që i lëshon vëzët në këto ujëra të kristalta.
Avokati i kompanisë deklaroi në seancën gjyqësore, të zhvilluar paraditen e 23 janarit 2018-të deklaroi para trupit gjykues se banorët nuk disponojnë as edhe një dokument shkresor ku të provohet se punimet kanë dëmtuar mjedisin. Ndërsa administratori i kompanisë “HYDROSETA POWER”, Pëllumb Beta, tha gjatë seancës gjyqësore se “në këtë lum nuk jeton asnjë lloj gjallesë”.
Përfaqësuesja ligjore e Këshillit Kombëtar të Territorit, si palë e paditur nga banorët e fshatit Çidhën, tha në seancën gjyqësore se ndërtimi i këtyre HEC-eve përbën interes publik, pasi lidhet me prodhimin e energjisë elektrike.
Por për avokatin Përparim Noka, nga ndërtimi i këtyre HEC-eve banorët e zonës nuk përfitojnë asgjë. “Janë interesa personale. Subjekti privat do ta përfundojë veprën dhe do të ja shesi energjinë shtetit. Por me çfarë do ta blej qeveria këtë energji të prodhuar? Me lekët e taksava tona dhe do t’ia shesë sërish konsumatorit me një çmim më të lartë”, u shpreh Noka për Citizens Channel.
“Beteja ligjore” e banorëve kundër kompanisë dhe institucioneve shtetërore po vazhdon, ndërkohë punimet avancojnë. Pavarsisht se çështja është në shqyrtim, gjykata nuk ka pranuar kërkesën për pezullimin e punimeve për ndërtimin e HEC-it SETA 4.
[caption id="attachment_6863" align="alignnone" width="620"]
Makineritë që po punojnë për ndërtimin e hecit SETA 4 në Dibër. Foto: Geri Emiri[/caption]
“Këta po vazhdojnë punimet…për ta ndotur vendin, për t’a shteruar ujin e Urës së Vashës, ku kanë kaluar të parët tanë dhe do të kalojmë edhe ne”, u shpreh për Citizens Channel, Medi Sina, banor i fshatit Guri i Bardhë.
https://youtu.be/Q92qTQDerUU
_________________________________________________________
Ky artikull u publikua më parë tek Citizens Channel.
Shpërndaje te miqtë
Makineritë që po punojnë për ndërtimin e hecit SETA 4 në Dibër. Foto: Geri Emiri[/caption]
Jo vetëm mbi lumin Seta, por edhe në lumin Mat, pranë një monumenti kulture, si “Ura e Vashës”, prej vitesh kanë nisur punimet për ndërtimin e një HEC-i dhe së fundmi po kryhet procedura e marrjes së lejes për ndërtimin e një tjetër HEC-i.
