“Edi Rama nuk i jep përgjigje një pyetje të thjeshtë: kush janë pronarët e kompanisë së koncesionit të inceneratorit të Tiranës? Kujt do t’i shkojnë të paktën 128 milionë euro nga taksat tona?
A ka kryeministër në botë që nënshkruan kontratë me dikë që nuk e njeh? Që i jep qindra milionë euro pa e ditur se kujt ja jep? Nuk ka. As Edi Rama nuk është i tillë: ai e di se kush qendron pas inceneratorit të Tiranës.
Fakti që nuk e thotë dot publikisht emrin e përfituesit ndërkohë që e mbron koncesionin, ka vetëm një shpjegim të arsyeshëm: vetë Rama mund të jetë përfituesi i kësaj kontrate qindra milionë eurosh.”
Shehaj kujtoi se një skemë e ngjashme abuzive u përdor dhe për tenderin e Unazës së Re, ku një kompani guackë, DH Albania, fitoi tenderin 20 milionë eurosh për ndërtimin e 2 kilometrave rrugë. Shpërndaje te miqtë
