Basha: Rama gjobit qytetarët për të paguar inceneratorët

exit.al 16 Tetor 2020, 12:29

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka vijuar të premten me akuzat ndaj qeverisë Rama për abuzimet me buxhetin e shtetit për përfitim të inceneratorë. Duke biseduar me gazetarët, Basha tha se qeveria po gjobit qytetarët se duhet të paguajë faturat e majme dhe abuzive të inceneratorëve. Ai theksoi se në një moment të vështirë për vendin, e vetmja veprimtari e qeverisë në kohën kur çdo shtet tjetër merr masa kundër pandemisë është të gjobisë qytetarët, gjoba për bizneset, për këdo, gjoba dhe vetëm gjoba:

"Qeveria nuk ka marrë asnjë masë ndërkohë që rritet numri i të prekurve me Covid. E vetmja masë e qeverisë është të gjobisë qytetarët. Thesari zbrazet nga pagesat korruptive për inceneratorë, mbushet me gjobat mbi qytetarët."

Shpërndaje te miqtë