“Fillimisht u mendua se do ishte një valë e madhe pacientësh. Fatmirësisht masave të marra, kondicioneve të krijuara në spitalin tonë, kjo punë u përballua me sukses. Dhe them se do e përfundojmë me sukses. Puna jonë, e mjekëve, e infermierëve, e sanitareve, ka qenë në unitet të plotë.”
Si pjesë e spitalit Shefqet Ndroqi, tashmë spital Covid 2, Dotoresha Bala tregoi për protokollet që ndiqen tek të sëmurët:“Kemi zbatuar të gjitha protokollet e aprovuara nga OBSH. Këto protokolle ishin të rrufeshme, të sakta, të komunikuara, qoftë për sëmundjen COVID-19, qoftë për komplikacionet e tyre si pneumonitë.”
Deri tani në Shqipëri ka 766 të infektuar me Covid-19, prej të cilëve 30 kanë humbur jetën. Në spitalin Covid 2, janë të shtruar 7 pacientë.
