Covid-19 në 24 orë: Të infektuar në Tiranë, Krujë e Shkodër

exit.al 29 Prill 2020, 12:05

16 të infektuar të rinj me Covi-19 u zbuluan në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin në 766.

Të infektuarit e rinj janë:

  • 9 në Tiranë, duke e çuar totalin në 318,
  • 5 në Krujë, duke e çuar totalin në 102,
  • 1 në Shkodër, duke e çuar totalin në 108.
  • 1 në Berat, duke e çuar totalin në 4.

Krujë

Të infektuarit e rinj në Krujë kanë të gjithë lidhje me fasoneritë: ata 2 janë punonjës dhe 3 të tjerë familjarë të tyre.

Shkodër

I infektuari i ri në Shkodër është djali i një infermiereje, të prekur një ditë më parë ngë Covid-19. Ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

Infermierja punon në fshatin Prekal, por jeton në Shkodër. Ende nuk dihet se si është infektuar ajo.

Ndërkohë në Shkodër, të gjithë të infektuarit e familjes në lagjen Kiras janë shëruar.

Po ashtu, Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik njoftoi sot se në spitalin Infektiv janë shtruar dhe tre ushtarë shqiptarë pjesë e misionit të KFOR-it në Kosovë. Nuk dihet ende se si janë infektuar ata dhe se kur kanë ardhur në Shqipëri.