SHBA regjistron rekord viktimash, 3 mijë persona humbin jetën 24 orët e fundit

exit.al 18 Dhjetor 2020, 16:48

SHBA-të kanë regjistruar të premten një tjetër numër rekord viktimash nga Covid-19, pasi 3 mijë persona kanë humbur jetën.

Numri i rasteve pozitive në SHBA është 238,189.

Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 317,929 që nga fillimi i pandemisë.

SHBA është prej kohësh vendi i parë në botë i cili mban numrin më të lartë të rasteve me koronavirus ashtu edhe të viktimave.

Shpërndaje te miqtë