Qeveria, dieta e shpërblime për fundvitin për RENEA-n e FNSH-në

exit.al 18 Dhjetor 2020, 16:21

Qeveria do të japë shpërblim për festat e fundvitit 25 mijë lekë të reja për forcat RENEA dhe FNSH.

Po ashtu ata do të marrin edhe 30o mijë lekë  të reja për dietat e prapambetura.

Për shkak të situatës së pandemisë ka pasur të infektuar dhe një pjesë e punonjësve kanë punuar me orë shtesë, nga tetë ore kanë punuar 12 orë.

Ndërkohë 667 mijë persona do të përfitojnë bonusin e fundvitit, njoftoi të premten drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Astrit Hado.

Kategoritë që përfitojnë këtë bonus janë pensionet e pleqërisë, invalidët, familjarët, pensionet e parakohshme, invalidët e luftës dhe veteranët e luftës që marrin pension, tha Hado.

Shpërndaje te miqtë