Kosova regjistron 385 raste të reja dhe 7 viktima

exit.al 18 Dhjetor 2020, 15:48

Në Kosovë ditën e premte janë regjistruar 385 raste të reja të infektuar me koronavirus, pas kryerjes së 1442  testimeve.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 7 qytetarë.

Aktualisht në Kosovë ka 11.307 raste aktive me koronavirus, me një total prej  48.337 rastesh të regjistruara nga fillimi i pandemisë në muajin mars.

Prej tyre, 1.240 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.

Shpërndaje te miqtë