SHBA kalojnë 10 milionë infektime ditore

exit.al 9 Nëntor 2020, 21:30

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kaluan 10 milionë të infektuar me koronavirus sipas të dhënave të Universitetit JohnHopkins. SHBA-të kanë raportuar të hënën 100 mijë raste të reja çdo ditë që prej të mërkurës.

Shtrimet nga Covid-19 u rritën me 10 mijë pacientë që prej 30 tetorit dhe numri i vdekjeve nga Covid19 u rrit më 36% gjatë 3 javëve të fundit.

Një në 462 persona në SHBA ka rezultuar pozitiv me koronavirus të shtunën.

Shpërndaje te miqtë