Sot, dalja e parë para gjykatës e ish-Presidentit Hashim Thaçi, i akuzuar së bashku me tre drejtues të tjerë të lartë të UÇK-së për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Çështja para gjykatës speciale me qendër në Hagë shënon një hap vendimtar për drejtësinë dhe shtetin e së drejtës — në Kosovë dhe më gjerë.
Viktimat, të mbijetuarit dhe familjet e tyre tani do të munden që më në fund të mësojnë të vërtetën dhe të marrin drejtësi.
Dy hapa janë thelbësorë tani:
1) Sigurimi i mbrojtjes së fuqishme për dëshmitarëve, çfarë ka minuar kaq shumë cështje në Kosovë në të kaluarën; dhe
2) Gjykime të paanshme sa më shpejt të jetë e mundur duke u siguruar process të drejtë për të pandehurit.
Kritikët e gjykatës e përshkruajnë atë si një përpjekje të njëanshme, antishqiptare.
Por akuzat përfshijnë mabjtjen me forcë dhe vrasjen e shqiptarëve etnikë. Dhe shumë nga viktimat serbe dhe rome u zhdukën pas luftës, të palidhura me përplasjet me armë.
Asnjë nga këto nuk e zbeh realitetin e mirë-dokumentuar se numri mbizotërues i krimeve të luftës në Kosovë u krye nga forcat serbe dhe jugosllave.
Në këtë drejtim, drejtësia ka qenë në mënyrë të turpshme e dobët.
Në Serbi, kriminelët e dënuar të luftës vlerësohen si heronj.
Kritikët gjithashtu ngatërrojnë, me qëllim ose nga keqkuptimi, ndryshimin midis jus ad bellum (e drejta për të hyrë në luftë) dhe jus in bello (të drejtat që duhet të zbatohen gjatë luftës).
Çfarëdo që çdo kush mendon për të drejtën ose arsyen e UÇK-së për të luftuar, rregullat për sjelljen gjatë luftës janë të detyrueshme për të gjitha palët.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duhet ta dijë këtë dhe të ndalojë së shpifuri për gjykatën e mbështetur nga BE dhe SHBA-të [duke e quajtur atë] sulm ndaj "drejtësisë së pacënueshme të luftës çlirimtare"
Kjo gjykatë ka paditur individë për krime të pretenduara, jo ndonjë lëvizje, apo grup të armatosur apo kauzë. Pse po i mbron ai ata?
Përpjekjet e Kryeministrit të Shqipërisë për të përdorur gjyaktën e Kosovës si një armë kundër opozitës shqiptare janë të turpshme dhe në adresë të gabuar — një fyerje për viktimat.
Kosova po jep shembullin e bashkëpunimit të saj me gjykatën speciale.
Uroj që Serbia, Kroacia dhe Bosnja, gjithashtu, të angazhohen për të ndjekur penalisht me ashëprsi të gjitha krimet e luftës, pavarësisht se kush janë autorët e tyre.
Le ta lëmë gjykatën speciale t’i japë shtysë një përpjekje të re për të çuar përpara drejtësinë në Ballkanin Perëndimor.
Lotte Leicht ka mbështetur edhe më parë hetimin ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Më 24 qershor, ajo tha se “hetimi është një hap përpara për drejtësinë duke qënë se këto krime kanë qendruar mbi kokë Kosovës për dy dekada”. Rama sot përdori një artikull të shkruar nga organizata Human Right Watch për të sulmuar Bashën. Shpërndaje te miqtë
