RyanAir publikon komunikimin me Bjellorusinë për rrëmbimin e avionit

exit.al 29 Maj 2021, 11:36

Kontrollorët e trafikut ajror bjellorus nuk pranuan kërkesën e pilotit të Ryanair për të kontaktuar me kompaninë ajrore për kërcënimin për bombë, duke e detyruar të ulej në Minsk, tha RyanAir në një letër të parë nga Reuters.

Bjellorusia dërgoi një aeroplan lufte të dielën dhe gënjeu për alarmin për bombë me qëllim rrëmbimin e avionit Greqi-Lituani, për arrestimin e një aktivisti të opozitës.

Në një letër dërguar ministrisë së transportit të Bjellorusisë të datës 26 maj, shefi ekzekutiv i Ryanair shkroi se alarmi ishte "i rremë dhe i pasaktë" dhe aeroplani ishte "devijuar në mënyrë të paligjshme me pretendime të rreme".

Piloti në mënyrë të përsëritur kërkoi informacion në lidhje me bombën e vendosur në avion, para se të zbriste në Minsk, sipas një transkripti të lëshuar të martën nga autoritetet në Bjellorusi.

Vendet perëndimore e kanë përshkruar incidentin rrëmbim ose pirateri ajrore.