Rusia dërgon vaksinën Sputnik V në Serbi

exit.al 30 Dhjetor 2020, 15:07

Vaksina ruse anti-Covid Sputnik V ka mbërritur dhe në Serbi.

Lajmin e konfirmoi Ministri serb i Shëndetësisë Zlatibor Loncar.

Si fillim, Rusia ka dërguar në Serbi 2400 doza të vaksinës Sputnik V.

Ministri konfirmoi, të marten, se Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore është duke bërë disa testime të vaksinës, të cilat priten të mbarojnë në fillim të janarit.

Ndërkohë Serbia ka nisur vaksinimin me vaksinën e kompanive Pfizer-BioNTech në 24 dhjetor.

Burime nga ministria e Shëndetësisë thanë se qeveria serbe po bisedon dhe me Kinën për të siguruar një sasi nga vaksina kineze.

Shpërndaje te miqtë