Gjykata lë në burg Denis Trungun, i akuzuar për mashtrim me pagën e luftës

exit.al 30 Dhjetor 2020, 14:21

Gjykata e Tiranës vendosi masën e arrestit me burg për Denis Trungun, i akuzuar për mashtrim.

Trungu u arrestua të martën pasi kishte përfituar pagën e luftës nëpërmjet mashtrimit.Ai ka arritur të kryejë 36 transaksione dhe ka përfituar 15.5 milionë lekë.

Policia bën me dije se Trungu ka qënë i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale.

Shpërndaje te miqtë