Kreu i PDK takime në Shqipëri me Metën, Bashën, Ramën e Ruçin

exit.al 30 Dhjetor 2020, 14:40

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratikë të Kosovës, Enver Hoxhaj zhvilloi të mërkurën takime në Shqipëri.

Ai u prit nga presidenti Ilir Meta, nga kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi dhe nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Ndërkohë pasdite ai do të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama.

Gjatë takimit Ruçi tha se “nuk duhet të lejojmë që të njolloset imazhi i Kosovës, i luftës së saj çlirimtare dhe i përpjekjeve për t’u ndërtuar, njohur e integruar si shtet i pavarur”.

Hoxhaj u shpreh se mbështetja e Shqipërisë ndaj Kosovës duhet të vazhdojë.

Sa i takon takimit më Bashën, kreu i PD tha për mediat se në fokus të diskutimit mes ka qenë akt-akuza e ngritur nga Gjykata Speciale për disa nga krerët e politikës së Kosovës.

Shpërndaje te miqtë