- Marrja në makinë të familjarëve apo personave të tjerë të paautorizuar do të ndëshkohet me disa vite heqje patente, sekuestrim të makinës dhe heqje lirie për drejtuesin e makinës.
- Marrja në makinë e një pensionisti do ndëshkohet.
- Hapja e aktiviteteve të ndaluara do të dënohet me burg dhe sekuestrim të mallrave dhe automjeteve.
Kryeministri njoftoi se do të zgjerohet koha e lejuar për bërjen e pazarit nga 60 minuta në 90 minuta, madje do të lejohet dhe lëvizja me makinë personale, por kushdo që do të thyejë masat e tjera do të ndëshkohet rëndë. Rama tha se qeveria po përgatit planin për lehtësimin e masave shumë ngadalë në mënyrë që të mos çohen dëm rezultatet e arritura deri tani me masat kufizuese.
