Ruçi falenderon gazetarët në fjalimin e fundit si deputet

exit.al 7 Korrik 2021, 11:55

Gramoz Ruçi mbajti të mërkurën fjalimin e tij të fundit si deputet. Ai falenderoi gazetarët për “pasqyrimin e veprimtarive parlamentare, për vlerësimet, por edhe për kritikat e tyre, gjithmonë të mirëpritura”.

Ruçi falenderoi Partinë Socialiste dhe qytetarëve të Sarandës, Tepelenës si edhe të qarkut Fier “që më zgjodhën deputet në tetë legjislatura”.

Ai dha dorëheqjen nga mandati i deputetit në Kongresin e Përgjithshëm të PS-së në 13 qershor.