“Nëse është në plan për t’u prishur të gjithë, të ndërtohet këtu në këtë tokë. Kaq kërkojmë. Minimalisht këto tulla i kemi blerë me gjak. Të gjithë banorët këtu nuk e lejojnë një gjë të tillë, këtu kanë për të hasur rezistencë.”
Kryemadhi i bëri thirrje banorëve të Kombinatit që të qëndrojnë të bashkuar dhe të mos lejojnë kryebashkiakun Veliaj tu marrë pronat:“Unë dua të them se garancia ime personale është të shikojmë nga ana ligjore, se pronën tuaj që e keni që në vitet’ 50 nuk e tjetërson dot Erjon Veliaj.”
Ajo i kërkoi banorëve që të shohin të gjithë dokumentet e pronave dhe të shohin mundësinë për të ngritur padi në gjykatë ndaj bashkisë Tiranë. Shpërndaje te miqtë
