“Projekti me Lungomaren përfshin dhe një port turistik, që do të jetë aty për të krijuar një kanal të ri kontakti me Vlorën. Në pak javë do mund të fillojmë të japim gjithë autorizimet për fillimin e portit të tretë turistik, që do të jetë i pari që do të fillojë, në Sarandë.”
Ndërsa për aeroportet, Rama tha se ai i Kukësit do të jetë gati për të filluar punën në pranverë 2021:“Ne besojmë se aeroporti i Kukësit do të jetë funksional në pranverë.”
Kryeministri rikujtoi premtimin e tij për të marrë me avion nga Londra për në Kukës 120 demokratë në ditën e votimeve:“Nuk e kam harruar premtimin për 120 vota për demokratët. Nëse më ndjekin i ftoj të fillojnë rezervimin për fluturim falas, që të vijnë të votojnë për PD.”
Ndërsa për aeroportin tjetër, Rama tha se do të jetë në Sarandë për t’i shërbyer turizmit. Shpërndaje te miqtë
