Rezart Taci në hetim nga prokuroria zviceriane

exit.al 5 Dhjetor 2015, 12:17

Prokuroria zviceriane ka nisur që në vitin 2014 një hetim ndaj biznesmenit Rezart Taci.

Dy kompani të tregtimit të naftës dhe energjisë, njëra hollandeze dhe tjetra panameze, e kanë denoncuar Zotin Taci për mashtrim dhe falsifikim dokumentash, si rezultat ato kanë pësuar dëme ekonomike në miliona euro.