Miratohet buxheti i vitit 2016

exit.al 5 Dhjetor 2015, 11:58

Dje, u zhvillua një seancë maratonë në kuvend. Në seancë u miratua projektligji i “Buxhetit të 2016” dhe u hodh poshtë kërkesa për hetimin ndërkombëtar të çështjes CEZ.

Në kuvend u votuan dhe dy anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Edlira Jorgaqi e Partisë Socialiste dhe Klement Zguri i Partisë Demokratike.