"Kjo situatë në SHBA - e ashtuquajtura djep i demokracisë - ka tronditur njerëzimin.”
Presidenti turk e quajti dhunën 'një incident i pashembullt në historinë amerikane'. Ai shprehu ngushëllimet e tij për familjet e të vrarëve gjatë incidenteve dhe uroi shërim të shpejtë të plagosurve, raportojnë mediat turke. Sa i takon certifikimit të Xho Bajdenit si president ai tha:"Shpresoj që Bajden të ketë një ceremoni të qetë të marrjes së pushtetit në 20 janar, pas deklaratave të Trampit."
Deklarata vjen nga një lider si Erdogan që de facto e ka kaluar Turqinë në një regjim autoritar, përmes burgosjes së kundërshtarëve politikë dhe shtypjes së lirisë së medias e të të drejtave të qytetarëve. Mbrëmjen e 6 janarit, qindra mbështetës të Trampit hynë në mënyrë të dhunshme në Kapitol, Kongesin amerikan, teksa po shqyrtohej certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve presidenciale. Fillimisht Tramp i bëri thirrje protestuesve të marshonin në Kapitol. Por kur ata thyen rrethimin dhe nisi dhuna, ai i bëri dy herë thirrje mbështetësve të tij që të qetësoheshin. Nga përplasjet me policinë, janë raportuar 4 viktima dhe mbi 50 persona të tjerë janë arrestuar. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Amerikës, demokratja Nancy Pelosi kërkoi, të enjten, shkarkimin e menjëhershëm të Donald Trump-it përmes amendamentit 25. Presidenti i 46-të i SHBA-ve Xho Bajden e cilësoi dhunën e ushtruar nga mbështetiësit e Trampit si një prej ditëve më të errëta në historinë e SHBA. Dhuna e ushtruar në Kapitol e nxitur nga Tramp bëri që të jepnin dorëheqjen disa sekretarë të Shtëpisë së Bardhë. Shpërndaje te miqtë
