Rektori i UT, Artan Hoxha: Mësimi në UT i kombinuar

exit.al 21 Shtator 2020, 15:28

Mësimi në Universitetin e Tiranës do të jetë i kombinuar, leksionet do të zhvillohen online dhe seminaret në auditore.

Kështu ka deklaruar rektori i UT, Artan Hoxha në një deklaratë për mediat. Ai pohoi se viti i ri akademik pritet të fillojë në javën e parë të nëntorit , duke theksuar se do të UT do të ketë një plaftformë online për studentët dhe pedagogët.

Rektori Hoxha pohoi se deri më tani nuk ka asnjë rast me Covid-19 në UT, por pavarësisht kësaj ai tha se më pak studentë do të ndjekin seminaret në auditore.

Shpërndaje te miqtë