“Të gjitha shkollat e kanë në dispozicion se si do të veprohet nëse ka të infektuar, por nëse do të jetë e nevojshme do të mbyllet një klasë dhe jeta do të vijojë normalisht. Kjo do të thotë bashkëjetesë. Jeta do të vazhdojë.”
Për të parë efektet e nisjes së shkollës në numrin e të infektuarve, Brataj tha se duhet pritur 2-3 javë. Gjithsesi sipas tij, situata në vend nuk është shqetësuese dhe se pjesa më e madhe e të infektuarve po e kalojnë virusin duke u infektuar në shtëpi. Shpërndaje te miqtëBrataj, vjeshta mund të sjellë shtim të të infektuarve, por nuk ka izolim të plotë
Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj deklaroi, të hënën, se me ardhjen e vjeshtës pritet të rriten numrat e të infektuarve, por deri më tani ekspertët nuk parashikojnë izolim të plotë të vendit.
Në një intervistë për Report Tv, Brataj tha se ardhja e griprave të stinës pritet të përkeqësojë situatën pasi do të ketë konfuzion mes qytetarëve.
Sipas Bratajt, ‘në vjeshtë, pritet që të rritet numri i të infketuarve, por nuk flitet për izolim, do e ruajmë gjendjen e lirë, nuk do arrijmë në ato skenare.’
“Për fatin e mirë deri në këtë moment është menaxhuar me 2 spitalet COVID,” vazhdoi më tej ai.
Lidhur me nisjen e mësimit në shkolla, Brataj tha se të gjitha shkollat janë vënë në dijeni të skenarëve në rast se ka të infektuar:
Të sugjeruara
Mbretëria e Bashkuar mund të arrijë në 50 mijë të infektuar ditorë në tetor
21 Shtator 2020, 14:03OFL në Elbasan, kërkon deklarimin e pasurisë për 5 të dënuar
21 Shtator 2020, 13:43Vazhdojnë infektimet e mësuesve, 4 të infektuar në një shkollë në Poliçan
21 Shtator 2020, 13:26
Bjarke Ingels është kopjues patetik
2 Tetor 2026, 10:02
