Rama si Basha, premton rritjen e pagave për mjekët

exit.al 21 Shtator 2020, 15:28

Kryeministri Rama premtoi rritjen me 40 për qind të pagave të mjekëve dhe infermierëve. Gjatë një vizite në Berat në punimet e maternitetit, Rama deklaroi:

‘Qershia mbi tortë është ndërhyrja që do bëjmë në këtë buxhet për pagat e mjekëve. Do bëjmë një ndërhyrje të fortë, do jenë një rritje e konsiderueshme. Besojmë që do të arrijmë në 40 për qind [rritje].’

Sipas tij, pagat e reja të këtij sektori do të jenë dinjitoze dhe pa pasur dallim nga vendet e rajonit. Kryeministri tha se me një pagë të tillë, mjekët do të qëndrojnë në Shqipëri, pasi megjithëse rroga në Itali e Gjermani mund të jetë më e lartë, atje ka taksa e qira për të paguar. Një premtim pothuaj të ngjashëm ka bërë dhe kreu i PD-së Lulzim Basha për mjekët dhe infermierëët. Rreth dy javë më parë, Basha deklaroi se qeveria e tij e ardhshme:

“Do të rrisë pagat e mjekëve deri në 1200 euro dhe 700 euro për infermierët.”

Shpërndaje te miqtë