Rekord në SHBA: 61 mijë të shtruar nga kovidi në spitale

exit.al 11 Nëntor 2020, 08:27

Të martën, numri i personave të shtruar në spitale nga kovidi arriti në 61 mijë, dhe rastet ditore kaluan 139 mijë për herë të parë që pas fillimit të pandemisë.

Numri i personave të shtruar në spitale u dyfishua që pas muajit shtator, dhe tashmë ka kaluar edhe shifrat e prillit, me 59 mijë të shtruar.

SHBA-të kanë kaluar 10 milionë të infektuar, me një mesatare prej 110 mijë rastesh të reja ditore. Ndërkohë shtimi i numrit të pacientëve po kufizon burimet e spitaleve, stafin mjekësor dhe shtretërit.

Shpërndaje te miqtë