"Ku e ke shëndetësinë falas? Pse nuk ju rimburson çdo qindarkë që paguajnë për ilaçe pacientët që mjekohen në shtëpi, familjet në nevojë dhe pensionistët e infektuar me COVID-19? Pse nuk i shton testimet? Pse nuk e shton buxhetin për sistemin shëndetësor?"
Meta i kërkoi Ramës të bëjë transparente të dhënat e kovidit:“Mos i fshihni të dhënat për COVID-19 për të mbuluar paaftësinë tuaj në menaxhimin e kësaj situate, prag kolapsi! Mjaft me justifikime dhe batuta bajate!
Si nuk u lodhe 8 vite duke vjedhur papushim me koncesione dhe PPP? Askush në botë nuk e shfrytezon pandeminë për të vjedhur si ti dhe Parlamenti yt monist që bën ligje për oligarkët në kulmin e kësaj fatkeqësie!
Askush nuk mund të prishte Teatrin Kombëtar në gjendje të jashtëzakonshme për të ndërtuar kulla për oligarkët! Mos i fshihni të dhënat për kovid-19”.
Shpërndaje te miqtë
