Reforma në drejtësi, sekretarja amerikane Nuland vizitë në Tiranë

exit.al 10 Korrik 2016, 09:20

Victoria Nuland, Ndihmës Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit do të zhvillojë sot një vizitë në Tiranë, për të diskutuar me krerët e shtetit ecurinë e reformës në drejtësi.

Zonja Nuland do të takohet në mesditë me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, e pas tij me Kryeministrin Rama.

Në axhendën e ndihmës sekretares amerikane është dhe një pritje nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

Zonja Nuland po zhvillon aktualisht takime me krerët e shtetit në Kosovë dhe në mesditë pritet të vijë në Shqipëri.

Shpërndaje te miqtë