Raportuesja në PE, Isabel Santos prezanton draft-raportin për Shqipërinë

exit.al 10 Dhjetor 2020, 12:08

Raportuesja në Parlamentin Europian, Isabel Santos ka prezantuar gjetjet e raportit mbi Shqipërinë, në një seancë të jashtëzakonshme të Komitetit mbi Punët e Jashtme në BE.

Santos ka theksuar shqetësimet e paraqitura në raport, si ai i lidhur me shoqërinë civile dhe pjesmarrjen e saj në proceset politike.

Raportuesja në BE gjatë prezantimit të saj tha se të gjitha kërkesat e Komisionit Europian drejtuar Shqipërisë duhet të plotësohen.

Raporti i Isabele Santos është ende draft i papërfunduar. Amendamente per ndryshimin e tij do të pranohen deri në datë 16 Dhjetor.

Shpërndaje te miqtë