Ndërron jetë në moshën 64 vjeçare legjenda e futbollit italian, Paolo Rosi

exit.al 10 Dhjetor 2020, 10:38

Paolo Rosi, i njohur ndryshe si Pablito nga ndjekësit e futbollit, ndërroi jetë në moshën 64 vjeçare për shkak të një sëmundjeje të pashërueshme.

Medit italiane njoftuan se Rosi po trajtohej në spitalin e Sienës prej disa kohësh, për shkak të përkeqësimit të sëmundjes së tij.

Lajmin për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit italian e bëri të ditur bashkshortja e tij, Federica Cappelletti përmes një shënimi në rrjetin social Instagram.

Ish lojtar i ekipit të Juventusit dhe Milanit, Paoli Rosi ishte ylli i fitores së Italisë në Kupën e Botës dhe fitues i Këpucës së Artë dhe Topit të Artë në vitin 1982.

Shpërndaje te miqtë