16 policë të lënduar nga protesta në Tiranë për Klodian Rashën

exit.al 10 Dhjetor 2020, 11:02

16 policë janë lënduar gjatë protestës në mbrëmjen e 9 dhjetorit në Tiranë, e organizuar pas vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha nga policia.

Një ditë më parë, në përfundim të protestës, u raportuan vetëm 9 policë të plagosur, mes të cilëve tre ishin në gjendje më të rëndë dhe njëri prej tyre rrezikonte humbjen e shikimit në njërin sy.

Por mediat vendase kanë raportuar se numri i të lënduarve në rradhët e policisë është më i lartë, duke shkuar në 16.

Gjatë protestës pati të lënduar edhe mes përfaqësuesve të medias dhe qytetarëve.

Shpërndaje te miqtë