“Të gjithë duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, s'ka alternativë tjetër. Vetëm zgjedhjet mund të ndryshojë përbërjen e Kuvendit.
Tashmë përgjegjësia e Avdullah Hotit është të përpiqet të marrë shumicën në Kuvend dhe të formojë një qeveri stabile për Kosovën.”
Të njëjtin qendrim ka mbajtur më parë dhe i dërguari Special i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell. Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se po pret zbardhjen e plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që më pas të thërrasë seancën e jashtëzakonshme për të formuar qeverinë e re të Kosovës me kryeministër Avdullah Hotin. Kryeministri i Kosovës në detyrë Albin Kurti e quajti 'të papranueshëm' vendimin e Kushtetueses dhe ka premtuar vazhdimin e betejës ligjore.
