“PD dhe Opozita e Bashkuar janë të vendosur për kontributin tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ato janë në interesin më të mirë të Shqipërisë.
Kushdo që minon garancitë për standartet zgjedhore nuk do zgjedhje demokratike dhe as integrimin europian te Shqipërisë.”
Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Politik, palët nuk ranë dakord për identifikimin biometrik të votuesve. Ndërsa opozita vazhdon të këmbëngulë se “qeveria transitore është kërkesë e panegociueshme” dhe se opozita nuk do të heqë dorë prej saj.
