- Në vitin 2013, gjatë 25 misioneve ajrore u identifikuan 304 plantacione të kanabisit dhe një total prej 14 772 rrënjësh të bimës narkotike që më pas janë asgjësuar nga autoritetet shqiptare. Të dhënat nuk përfshijnë Lazarati.
- Në vitin 2014, gjatë 39 misioneve ajrore u identifikuan 815 plantacione kanabisi dhe një total prej 46 605 rrënjësh kanabis të cilat më pas u asgjesuan. Edhe në këtë rast nuk përfshihen të dhënat në Lazarat.
- Në vitin 2015 gjatë 39 misioneve ajrore u identifikuan 1368 plantacione në total prej 242 945 rrënjë kanabis të cilat u asgjesuan.
- Në vitin 2016, vit rekord u identifikuan 2086 plantacione në total 753 468 rrënjë të asgjesuara.
- Në vitin 2017, 53 misione ajrore kanë identifikuar 88 plantacione dhe një total prej 4844 rrënjësh të asgjesuara.
- Ndërsa që nga mesi i shtatori deri në 8 tetor 2017 janë zhvilluar edhe 5 misione të tjera, me financim të BE-së, të cilat kanë çuar në zbulimin e 2 plantacineve të tjera dhe asgjesimin e 473 rrënjësh kanabis.
Pavarësisht rezultateve, Komandanti i Përgjithshëm i GDF-së Toschi tha se në Itali këtë vit janë kapur shumë më tepër tonelata kanabis i ardhur nga Shqipëria se në vitet e kaluara:"Në vitin e fundit GDF ka sekuestruar mbi 33 tonelata lëndë narkotike në brigjet italiane, ose 167 përqind më shumë se në vitin 2016."Në fjalën e tij, Ministri i Brendshëm Italian Marco Minniti theksoi se është e nevojshme që të goditen “të paprekshimit” e kultivimit të drogës:
“Duhet të godasim të paprekshmit, bandat e organizatat kriminale që kontrollojnë këto trafiqe, sepse në Shqipëri, në Itali në Evropë, nuk ka të paprekshëm. Ky është objektivi i rëndësishëm për të cilin duhet të punojmë së bashku.”Ndërsa Ministri Xhafaj dhe Kreu i Policisë së Shtetit Çako i quajtën rezultatet e GDF-së si “rezultate historike” dhe vendimtare për zhdukjen e fenomenit të kanabizimit të Shqipërisë. Shpërndaje te miqtë
