“Nuk ka asnjë rresht në asnjë dokument që tregon se teatri është monument kulture.
Pishina ka shërbye për bretkocat dhe për të larë makinat e aktorëve me ujë cezme.
Habitem si nuk na kanë njohur akoma dhe nuk na njohim akoma. Habitem si nuk doni të kuptoni që ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi.
Dikush më çoi mesazh e më tha: Si nuk u lodhe 21 vjet e nuk iu ndave derisa e prishe. Përgjigjja është shumë e thjeshtë: Unë nuk kam ardhur për të qëndruar në politikë për kap ca të kapësh por për të bërë sukses dhe luftuar për bindjet e mia.
Nuk jam shumë i zoti për konsensus dhe nuk më vjen zor për këtë sepse unë jam i politikës së bindjeve dhe i luftës për bindjet.”
