Dashamir Shehi: Opozita do të vijojë Reformën Zgjedhore

exit.al 21 Maj 2020, 13:02

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi shprehu gatishmërinë e opozitës për të vazhduar bisedimet për Reformën Zgjedhore. Sheshi po ashtu mbështeti propozimin e ambasadës amerikane për ndryshimin e sistemit zgjedhor nga me lista të mbyllura, në me lista të hapura kandidatësh për deputetë dhe korrektim me listë kombëtare. Pas takimit me presidenin Meta, Shehi tha:

“Opozita nuk ka ndërmend të largohet nga pjesëmarrja politike për Reformën Zgjedhore. Sepse gjykojmë që mënyra për t’u alternuar në pushtet janë vota e lirë. 

Ne duhet ta shikojmë propozimin zyrtar të SHBA.  SHBA ka bërë propozim të mirë.  Duhet ta shohim.”