Rama rendit prioritetet e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

exit.al 6 Korrik 2021, 20:33

Kryeministri Rama e quajti suksesin më të madh të diplomacisë shqiptare, marrjen e mandatit si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Rama renditi gjashtë prioritete të Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurimit.

  1. Promovimi i barazisë gjinore në nivelet vendimarrëse
  2. Angazhim në mbrojtje të drejtave të njeriut dhe të drejtës ndërkombëtare
  3. Promovim i tolerancës fetare dhe mbështetje në luftën kundër terrorizmit dhe çdo lloj fondamentalizmi.
  4. Angazhim kundër anti-semitizmit dhe çdo forme të diskriminimit të muslimanëve.
  5. Përpjekje për sigurinë e mjedisit dhe kundër ndryshimeve të klimës.
  6. Rritjen e besueshmërisë së Shqipërisë dhe forcimin e miqësive ndërkombëtarisht.

Gjatë pritjes zyrtare të anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, Rama nuk la pa thumbuar edhe BE politikën e së cilës e quajti “një det jo të qetë për të lundruar” ndërsa shtoi se edhe vetë vendet anëtare nuk arrijnë t’i mishërojnë vlerat europiane të cilat përfaqësojnë.