Dalin pamje të 'Pallatit të Verës' së presidentit Erdogan

exit.al 6 Korrik 2021, 19:38

Pamje të rezidencës verore të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan janë bërë publike nga arkitekti i saj Sefik Birkiye.

Sipas ANSA pallati veror presidencial është ndërtuar nga buxheti i shtetit turk dhe ka kushtuar rreth 640 milionë lira turke ose 62 milionë euro dhe mbulon afërsisht 90 000 mijë metra katrorë.

E ndodhur në qytetin e Marmaris, në bregdetin jugor të Egjeut, vila luksoze ka 300 dhoma dhe ndërtimi ka përfunduar në vitin 2019.

Ajo është pagëzuar me emrin ‘Pallati i Verës’ dhe përveç pishinës ka edhe një plazh privat dhe një pistë helokopteri.

Imazhet e vilës së Erdoganit po ngjallin kritika të forta në opinionin publik, si për kostot në një periudhë të vështirësisë ekonomike dhe zhvlerësimin e rëndë të lirës turke ashtu edhe për akuzat e shpyllëzimit masiv të zonës për zgjerimin e ndërtesës, e ndërtuar në vendin ku tashmë ishte vendosur rezidenca verore e ish-presidentit Turgut Ozal.

Dihet që disa kryetarë shtetesh kanë qëndruar si mysafirë në Pallatin e Verës. Vitin e kaluar, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan priti Kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin e Azerbajxhanit Ilhan Aliyev.

[caption id="attachment_149496" align="alignnone" width="880"]eski Pamje të rezidencës së vjetër verore të presidencës turke[/caption]

[caption id="attachment_149497" align="alignnone" width="1200"] Pamje pas ndërtimit të rezidencës gjatë presidencës së Erdogan[/caption]