Rama reagon për lajmet e rreme të gazetës Pianeta Italia

exit.al 5 Qershor 2020, 14:35

Kryeministri Edi Rama reagoi pas lajmit të publikuar në disa media pranë qeverisë, se këshilltari i Presidentit Ilir Meta kishte paguar për një fushatë shpifjeje për ardhjen e mbetjeve kimike në Shqipëri.

Rama shkruan:

“Kjo shpifje plehrash kishte synim të furnizonte me municion kundër meje Çadrën nën dritaren e Kryekuvendarit! Po më e neveritshmja është që plehrat i'u hodhën në fytyrë Shqipërisë në sytë e botës!Ja këta janë opozitarët që duan të shpëtojnë atdheun nga unë!”

Një gazetë italiane ka botuar një artikull ku akuzon këshillltarin e Ilir Metës, Ilir Kulla si të përfshirë në fushatën kundër ardhjes së mbetjeve kimike.