Presidenti Meta thirrje opozitës të qartësojë kërkesat e saj për Reformën Zgjedhore

exit.al 5 Qershor 2020, 14:13

Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje opozitës të jetë e qartë me kërkesat e saj  në lidhje me Reformën Zgjedhore dhe të mos bien pre e provokimeve.

Në një bashkëbisedim për gazetarët, Meta u shpreh:

“Besoj se mesazhet kanë qenë të qartë. Mesazhi im për opozitën që kur u prish Teatri ka qenë të mos bien pre e provokimeve. U kam thënë të mos paraqesin një listë dëshirash, por t’i qëndrojnë korrektë kërkesave të qarta.”

Më herët, Presidenti Meta pohoi se Reforma duhet mbyllur brenda datës 8 qershor, në mënyrë që të merret një raport pozitiv nga BE.