Rama prezanton aplikaconin e ri të postës shqiptare

exit.al 18 Dhjetor 2020, 11:57

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot aplikacionin e-Wallet nëpërmjet të cilit do të ofrohen disa shërbime postare. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama shkruan:

“e-Wallet” është portofoli i ri elektronik i çdo qytetari, për të kryer të gjitha shërbimet postare nga celulari i vet, pa pasur më asnjë nevojë për të harxhuar kohë, nerva e deri edhe lekë për ryshfet, nëpër radhat e labirinthet e burokracisë

 Kush flet për administratën e për korrupsionin në administratë, ka të drejtë të kërkojë shumë më tepër akoma, po kush nuk e sheh ndryshimin si dita me natën në shërbimet për qytetarët, ose ka shumë mllef politik e nuk shikon dot ose ka humbur kujtesën dhe nuk gjykon dot”

Ky aplikacion mund të shkarkohen në celular.

Shpërndaje te miqtë