Panariti thirrje qeverisë të marrë masat për të ruajtur vaksinat kundër Covid-19

exit.al 18 Dhjetor 2020, 11:43

Drejtori i Kabinetit të Presidentit Ilir Meta, Edmond Panariti i bëri thirrje qeverisë të marë masa për të siguruar ruajtjen dhe shpërndarjen e vaksinës së Covid-19 në vend. Përmes një postimi në Facebook, Panariti shkruan se vaksinat kërkojnë kushte frigoriferike ndryshe prishen e nuk përdoren dot.

“Që tani duhet investuar për ruajtjen dhe shpërndarjen e vaksinës anti covid, para se ajo të vijë përndryshe do dështojmë! Vaksinat janë shumë delikate, prishen shpejt dhe duhen ruajtur në temperatura shumë të ulëta. Pjesa më e madhe e vaksinave anti covid, si Pfizer dhe Moderna janë vaksina ARN.”

Panariti i kërkoi qeverisë që të sigurojë ngrirësat me azot të lëngët për ta ruajtur vaksinën sapo të zbresë nga avioni , termuset speciale ngrirës për vaksinatorët dhe autofrigoriferë.   Shpërndaje te miqtë