-Dhënia fund e mosndëshkimit për krime kundër gazetarëve dhe punonjësve të medias duke siguruar që policia dhe prokurorët të hetojnë të gjitha sulmet dhe kërcënimet dhe të vënë para drejtësisë autorët dhe organizatorët që qëndrojnë pas tyre;
-Vendosja e standardeve dhe parimeve të përbashkëta për rregullimin e tregut mediatik që inkurajon një fushë loje të ndershme për të gjithë aktorët;
-Vazhdimi i reformës së transmetuesit publik;
-Reformimi i mbrojtjes së burimit gazetaresk dhe, përgjithësisht, sigurimi që të gjitha ligjet e reja ose të ndryshuara të medias të hartohen në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira mbi lirinë dhe pluralizmin e mediave.
Ata shtuan se për të siguruar lirinë e medias dhe mundësinë më të mirë për Malin e Zi drejt integrimit europian, qeveria e re duhet të angazhohet për reformat e nevojshme për ndërtimin dhe ruajtjen e një ambienti mediatik të lirë dhe pluralist. Këto duhet të jenë në përputhje me standardet evropiane dhe të përfshijnë mbështetjen për raportimin e interesit publik, financimin transparent, standardet e përbashkëta rregullatore dhe një mjedis të sigurt pune për gazetarët, pa sulme dhe kërcënime. Më herët këtë vit, gjykatat e Malit të Zi shpallën fajtor gazetarin investigativ Jovo Martinoviç për trafik droge dhe shoqërim me bandat kriminale. Në fakt Martinovic ishte duke hetuar disa grupe kriminale në kohën e arrestimit. Ai kaloi 15 muaj në paraburgim dhe më pas u dënua me 18 muaj burg, vendim të cilin ai e apeloi. Gjykata e Lartë më pas e gjeti atë fajtor përsëri në një rigjykim dhe e dënoi atë me një vit burg. I gjithë procesi ndaj gazetarit u dënua nga organizatat e lirisë së medias të cilët thanë se vendimet ishin të motivuara politikisht. Shpërndaje te miqtë
