Spanjë rreth 1 milionë të infektuar

exit.al 21 Tetor 2020, 08:45

Spanja ka arritur në rreth 1 milionë të infektuar në total, nga fillimi i pandemisë deri më sot.

Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, Spanja ka 988, 322 raste, dhe mund të bëhet vendi i parë në Evropë që arrin shifrën e 1 milion të infektuarve. Më shumë se 34 mijë persona kanë vdekur.

Ministria spanjolle e Shëndetësisë raportoi të martën se autoritetet regjistruan rreth 14 mijë raste të reja.

Ekspertët e shëndetësisë thanë se numri i të infektuarve është shumë i lartë se sa raportohet.

Shpërndaje te miqtë