Rama përshëndet armëpushimin mes Armenisë e Azerbajxhanit

exit.al 10 Tetor 2020, 21:42

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kreut të radhës së OSBE-së përshëndeti armëpushimin e arritur mes Armenisë e Azerbajxhanit në konfliktin e armatosur për rajonin e Nagorni-Karabakut.

“Marrëveshja e arritur në Moskë brenda natës nga Armenia dhe Azerbajxhani na vë në rrugën e duhur drejt rifillimit të negociatave thelbësore në formatin e dakordësuar. Ne kemi nevojë për stabilitet, si në terren ashtu edhe në procesin e udhëhequr nga Bashkëkryetarët e Grupit Minsk,” u shpreh Rama.

Vendimi i dy vendeve për të ndaluar konfliktin e armatosur erdhi pas ndërhyrjes së presidentit rus Putin, në një takim që zgjati më shumë se 10 orë.

 

Shpërndaje te miqtë