Shkatërrohet banda e kokainës në Itali, arrestohen 8 shqiptarë

exit.al 10 Tetor 2020, 21:30

Policia italiane ka shkatërruar një bandë shqiptaro-italiane, e cila trafikonte kokainë e kanabis. Policia e Askolit ka arrestuar tetë shqiptare dhe pesë italianë, ndërkohë që vazhdojnë hetimet për të zbuluar anëtarët e tjerë të bandës.

Sipas mediave italiane, disa prej të arrestuarve ishin emra të njohur për policinë italiane, për shkak të precedentëve të mëparshëm penalë.

Gjatë arrestimit anëtarëve të bandës i janë kapur sasi droge të përpunuar, rrënjë kanabisi gati për mbjellje dhe para.

Shpërndaje te miqtë