“Në një proces, të gjitha palët kërkojnë gjithçka, ka palë që mendojnë se me ligjin e reformës fitohen zgjedhjet, por nuk është e vërtetë, fitohen me votën e popullit. [Mendojnë se] ky apo ai sistem, bën mrekullira.”
Rama tha se i vjen keq që në Shqipëri reformat duhet bërë ende me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve:“Më vjen keq që në 2020 të ketë akoma ambasadorë për të bërë marrëveshje, negociatë, apo diskutim mbi rregullat e lojës. Unë mendoj që do të duhet ta kishim bërë vetë këtë, por duke qenë se palët e tjera kanë nevojë për këtë element edhe për të pasur garanci, nuk e di se cfarë, nuk ka problem.”
Këshilli Politik nuk ka rënë ende dakord për Reformën Zgjedhore, duke shkelur dhe afatin e vënë prej tyre, 31 maj. Nuk është ende e qartë se ku kanë ngecur diskutimet, ndërsa opozita dhe shumica socialiste fajësojnë njëri-tjetrin për bllokimin e bisedimeve.
