“Unë s’jam i dëshiruar që çfarë thuhet për të, të jetë e vërtetë, as po kërkoj të shfrytëzoj rastin për ta anatemuar Bashën si tradhtar. Që i kam vuajtur vetë në kurrizin tim, por kurrë nuk i kam përdorur vetë.
Nuk është çështja për tradhti por transparence. Qoftë në raport me arsyen pse u votua nga qeveria e PD në KiE ajo rezolutë, e bazuar në raportin e Dick Marty, qoftë dhe roli i tij, ai i shmanget fakteve dhe dëshmitarëve, madje unë nuk besoj që dëshmitarët të kenë arsye pse të sajojnë.”
Rama theksoi sërish se qeveria e ish-kryeministrit Berisha votoi pro raportit të Dick Martyt për krimet në ‘shtëpinë e verdhë’, ndërsa përfaqësuesit socialistë në atë komision, votuan kundër. Shpërndaje te miqtë
