Deputeti i Vetëvendosjes Murati: Minishengeni forcon ekonomikisht vetëm Serbinë

exit.al 19 Nëntor 2020, 21:15

“Vendet e rajonit përmes minishengenit po i po i hapin dyert Serbisë. Minishengeni i siguron Serbisë shtrirje ekonomike dhe e forcon atë ekonomikisht.”

Kështu u shpreh Hekuran Murati, deputeti i Vetëvendosjes, në një intervistë mbi krijimin e miniShengenit Ballkanit, në emisionioni “Me pak fjalë", në Euronews. Murati tha se Kosova nuk mund të pranojë dot një marrëveshje që u nënshkrua në Novi Sad:

“Ne si popull shqiptar nuk e kemi këtë interes: të forcojmë një shtet që ka qasje kundërshtare ndaj shtetit shqiptar”.

Murati thekson se miniShengeni nuk duhet të zëvendësojë integrimin e BE-së:

“Problemi i dytë ka të  bëjë me paralelizimin që i krijohet integrimit në BE. Ne si popull duhet të kemi synim anëtarësim në BE dhe jo të anëtarësohemi në nisma të tilla që ta zëvendësojmë”.

  Shpërndaje te miqtë