Rama në vend të përgjigjeve bën “sherr” për 25 min

exit.al 8 Qershor 2020, 22:26

Kryeministri Rama ka debatuar në nivel personal dhe batutash me gazetarin Andi Bushati në emisionin Open.

Ky i fundit e pyeti nëse qeveria ka plan për një paketë të tretë ekonomike për ata që kanë humbur punën për shkak të Covid-19.

Në vend të një përgjigjeje, Kryeministri i drejtoi batuta personale gazetarit.

Pas 25 minutash debat, Rama pranoi se qeveria nuk ka asnjë plan për ata që kanë mbetur pa punë për shkak të koronavirusit.

Pjesë nga debati:

Bushati: Sa të papunë kemi tani? Për këtë nuk po më përgjigjeni dhe po futeni në cic-mice të pavlera. Po takojmë shqiptar që thonë se jemi papunë.

Rama: Nuk janë cic-mice. Po pra po, ti për shqiptarët punon.

Bushati: Unë të paktën nuk i kam vjedhur.

Rama: Vjedhje dhe krim ti e ke në majë të gjuhës, por mua nuk ma thua dot.

Bushati: E morëm vesh që ska një paketë tretë. Edhe ato që janë të papunë e morën përgjigjen.

Rama: Po ushqen anën ekonomike të revolucionit ti?

Bushati: Nuk do ushqej krahun eoligarkëve.

Rama: Hapni fjaorin dhe shikojeni se çfarë do të thotë oligark.

Bushati: Kur ske argumeta vazhdon me barceleta.