Rama: marrëveshja për reformën zgjedhore për t'i hequr frikën PD-së

exit.al 8 Qershor 2020, 21:50

Kryeministri Edi Rama tha se marrëveshja për reformën zgjedhore u bë për t’i hequr PD-së frikën për të hyrë në zgjedhje.

“Suksesi është një fjalë shumë e madhe por duke qenë se ne në ata tryezë na çoi diskutimi për të lehtësuar peshën e frikës së Partisë Demokratike nga zgjedhjet edhe ja çka donim të arrinim në fund ishte një marrëveshje prej të cilës Lulzim Basha dhe PD të dilnin të lehtësuar, kjo u arrit”, — u shpreh Zoti Rama.

Kryeministri ironizoi edhe deklaratat e Partisë Demokratike për fitore. “Fitore të tilla paçin gjithmonë. Unë do i mbështes i pari“ — tha kryeministri Rama